Two girls 17 years old, accidentally discover that they are sisters similarity between them thanks

17 vjeçarja Jordan, së fundmi shkoi në një udhëtim me shkollën në Uashington, ku befas fitoi një motër me emrin Robin, pasi shokët e ftuan të ishte e pranishme gjatë një gare atletike po në këtë qytet. 

Që të dy vajzat kishin jetuar gjatë gjithë kohës në Uashington, që të dyja luanin thuajse të njëjtat sporte, kishin shkuar në shkolla të ndryshme vetëm disa minuta larg njëra tjetrës, por nuk kishin as idenë më të vogël se ishin motra.
Dy vajzat u takuan rastësisht kur miqtë e tyre nisën të komentonin ngjashmërinë mes tyre, duke bërë që të takohen.
Jordan e cila u adoptua menjëherë pas lindjes u përball me Robin, e cila kishte jetuar për një kohë të shkurtër me nënën biologjike para se të çohej në qendrën për birësim. Nga krahasimi i certifikatave të lindjes ato zbuluan se ishin motra, dhe se kishin lindur 9 muaj njëra pas tjetrës.
Që nga momenti që takuan njëra tjetrën dy vajzat po bëjnë tentativa për të gjetur të afërm të tjerë.