Look how the father entertains his quadruplet (video)

Nganjëherë është e vështirë të argëtosh edhe vetëm një foshnje, por gjykuar sipas një xhirimi që është bërë hit në internet ditëve të fundit, babai i katërnjakëve nuk e ka problem t’i argëtojë katër përnjëherë. Fatlumi i katërfishtë
duket qartë se argëtohet mirë me foshnjat duke bërë grimasa dhe duke lëshuar zë qesharak, të cilat i shtinë fosnjet të qeshin me tërë fuqinë. Të gjithë ata rrinë ulur në një tryezë të punuar në mënyrë të veçantë, që i ngjan asaj të konferencave, dhe përmban katër “vrima, ku janë vendosur ulëset për foshnja. 
Natyrisht, xhirimi në Yoytube ka edhe shumë komente, ndër të cilët është edhe ai që thotë se “është interesante se si një gjë e ëmbël bëhet edhe më e ëmbël kur të katërfishohet”.